Shporta

Magnekom

Magnekom
Nuk ka në gjendje
Magnekom
12.20€
  • Disponueshmëria: Nuk ka në gjendje
  • Kodi: 4260433190556-290

Magnekom është shtesë ushqimore që përmban 460 mg ATA Mg®(Magnez acetil taurinat), magnezin e patentuar me biodisponibilitetin më të lartë në tru.

Magnezi është kofaktor thelbësor për më shumë se 300 enzima të përfshira në proceset biosintetike dhe metabolizmin e energjisë. Mungesa e magnezit brendaqelizor rezulton me mbingarkesë me kalcium që çon në vdekje qelizore.
Taurina është një amino-acid i bollshëm në sistemin nervor qendror. Taurina luan një rol kritik në funksionet e trurit dhe vepron si neuro-osmolit, neuro-modulator dhe neurotransmetues relaksues. Në sasi të mëdha është gjetur edhe në zemër dhe retinë. Taurina brendaqelizore është antioksidues i fuqishëm, që i redukton radikalet e lira të prodhuara gjatë depërtimit qelizor të kalciumit.
Magnez acetil taurati ka karakter lipofilik, që e lehtëson kalimin membranor të fosfolipideve dhe depërtimin qelizor edhe të magnezit edhe të taurinës, në veçanti në qelizat neuronale.
Magnekom përmban magnezin e patentuar, kripë të magnez acetil tauratit, që ofron potencim të depërtimit qelizor të magnezit dhe siguron veti fiziologjike të lidhura me përqendrimin e optimizuar brendaqelizor të magnezit.
Magnekom mund të ndihmojë në:

✅ Reduktim të stresit
✅ Mbështetje të ankthit dhe në përmirësim të performancës kongitive
✅ Përmirësim të kognicionit dhe të mësuarit ose të problemeve të kujtesës
✅ Menaxhim të çrregullimeve të sindromës paramenstruale
✅ Reduktim të krizave të migrenës dhe epilepsisë
Për më shumë informata, vizitoni magnekom.com


Doza e rekomanduar ditore: 2 kapsula në ditë

1 kuti përmban 60 kapsula


We use cookies and other similar technologies to improve your browsing experience and the functionality of our site. Privacy Policy.