Shporta

LadeeKom

LadeeKom
-50 %
LadeeKom
5.00€
10.00€
  • Disponueshmëria: Në stok
  • Kodi: 5999884378303-265

Shtesë ushqimore në formë kapsulash, për shtatzëna. Përmban Acid folik, hekur, Omega 3, vitamina dhe minerale.

✅Acidi folik është një vitaminë e tretshme në ujë që i takon grupit të vitaminave B. Marrja e acidit folik në formë të shtesave e rritë prodhimin e folatit tek nëna. Niveli i ulët i folatit tek nëna e rritë rrezikun e defekteve të tubit neural tek fetusi që zhvillohet. Grupi që synohet janë gratë të cilat janë në moshën që mund të lindin fëmijë. Veprimi i dobishëm mund të arrihet me 400 μg acid folik në formë shtese në bazë ditore për së paku një muaj para koncepsionit (ngjizjes) dhe për së paku 3 muaj pas ngjizjes. (Ekzistojnë disa faktorë të riskut për sëmundjen e përmendur. Eliminimi i një prej këtyre faktorëve të riskut jo domosdoshmërisht rezulton me një veprim të dobishëm.)
Folati merr pjesë në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatzënisë, në sintezën fiziologjike të amino acideve, luan rol në ndarjen e qelizës, kontribuon në formimin normal të gjakut, në funksionimin e duhur të sistemit imun dhe në reduktimin e lodhjes.

✅Hekuri luan rol në ndarjen e qelizës, kontribuon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, në funksionimin e sistemit imun, në funksionet kognitive, në reduktimin e lodhjes dhe merr pjesë në rrugët metabolike të prodhimit normal të energjisë.

✅Omega-3 (DHA) dhe Omega-3 (EPA) janë disa nga acidet yndyrore esenciale omega-3 poli të pangopura.
EPA dhe DHA kontribuojnë në funksionin e duhur të zemrës.


Doza e rekomanduar ditore: 1 kapsulë në ditë gjatë mëngjesit.

Një kuti përmban 30 kapsula.


We use cookies and other similar technologies to improve your browsing experience and the functionality of our site. Privacy Policy.