- Disponueshmëria: Në stok
- Kodi: 4260433190143-310
Helicobacter pylori është një bakter që shkakton një infeksion në stomak ose duoden(pjesa e parë e zorrës së hollë). Pasi H. pylori kolonizon me sukses stomakun, ai evoluon drejt infeksionit kronik të vazhdueshëm ku zhdukja spontane e infenksionit eshte relativisht e rrallë.
HELIKOM është një suplement ushqimor që përmban Gutgard® (që përfitohet nga Glycyrrhiza glabra) dhe përzierje probiotike që është dizajnuar për menaxhimin e infeksionit Helicobacter pylori. Gjithashtu, ky produkt përdoret si ndihmës i terapisë së trefishtë të trajtimit të Helicobacter pylori dhe në këtë mënyrë redukton simptomat gastro-intestinale, rrit efektin e antibiotikëve dhe redukton efektet anësore të antibiotikëve.
Çka është GutGard®?
Gutgard®- është një bioaktiv natyral i hulumtuar klinikisht, i pasur me flavonoide, për shëndetin e përditshëm të tretjes që për¬fitohet nga Glycyrrhiza glabra.
Më shumë se 50 flavonoidë janë identifikuar në Gutgard® të cilët kanë treguar aktivitet të dobishëm për ankesat e tretjes.
Flavonoidet e jamballit Gutgard® kanë treguar aktivitet në mbrojtjen e mukozës së stomakut dhe në balancimin e niveleve të Helicobacter pylori-të në mënyrë shumë më efektive sesa ekstraktet e rregullta DGL.
Jamballi-Gutgard® gjithashtu mund të lehtësojë dispepsitë e herëpashershme, fryrjet dhe dhimbjet e stomakut në dozën 150mg/ditë.
Probiotikët e rrisin shkallën e çrrënjosjes në trajtimin e infeksionit me Helicobacter pylori, përmirësojnë simptomat klinike dhe rrisin kompleancën e pacientit duke reduktuar efektet anësore të lidhura me trajtimin me antibiotikë.
GutGard® në kombinim me Lactobacillus sp. ishte efektiv në uljen e simptomave gastrointestinale (plotesi e barkut te siperm, urth i herëpashershem, nauze, fryerje, gogesime dhe regurgitim) dhe menaxhimi i H. pylori.
1 kuti përmban 30 kapsula.
Doza e rekomanduar ditore: Merrni një kapsulë në ditë para mëngjesit. Të merret me një gotë ujë.